Flash News

Ditari i Opozitës

Ahmetaj në SPAK, Lela: Ndëshkimi i vërtetë është ku janë 400 mln euro të inceneratorëve që nuk punojnë

Ahmetaj në SPAK, Lela: Ndëshkimi i vërtetë është

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela komentoi dëshminë e Arben Ahmetajt në SPAK për 5 orë.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Lela tha se Ahmetaj u mbajt në SPAK nga prokurorët për t’u pyetur se cilët janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve dhe nëse ish-zv.kryeministri dënohet, maksimumi do t’i jepen 3 vite burgim, do të bëjë një dhe më pas do të lirohet, njësoj si Tahiri.

Lela theksoi se kemi të bëjmë me një krizë të rreme në qeveri, pasi nëse od të ishte reale, në një vend normal një ministër apo ish-deputet që futet në burg, do të rrëzonte qeverinë.

Lela: Është më së pari krizë e qeverisë, por nuk është krizë e vërtetë. Është krizë e rrejshme. Sepse në një vend normal nëse do të ishte krizë që një deputet, një ministër, të ishin në burg ose në prag të burgut për një çështje multi qindra milionë euroshe, qeveria do të kishte rënë. Fakti që ndodhin këto dhe qeveria nuk bie është një skenë, një akt i vënë në skenë.

Duket qartë që janë dy klane në këtë bandën e inceneratorëve që përplasen me njër-tjetrën. Porn ë të njëjtën kohë është një lëshim që Rama e bën sepse i intereson të duket sikur një kokë po pritet, ose dy koka po priten. Sepse po t’i referohemi historisë kemi një ministër që është dënuar, Saimir Tahiri. Mori një dënim që u duk sikur gjërat u rregullua se drejtësia e re funksionon. Çfarë ndodhi, bëri një vit tani është në shtëpi.

Ndëshkimi i vërtet është ku janë këto 400 mln euro të inceneratorëve që nuk punojnë. Nuk duhet parë hakmarrja edhe nga publiku se u dënua Ahmetaj. Ja iku në burg, do dënohet me 3 vjet, do bëjë 1, do dalë. Po lekët ku janë? Dhe SPAK që ka marrë Ahmetaj ka thënë s’e dimë kë të dënojmë se nuk e dimë kush janë pronarët.

Të fundit