Flash News

Ditari i Opozitës

Ahmetaj duke hyrë në presidencë me një dosje në dorë? Berisha: Ka një mandat arresti nga një vend mik për të dhe Agaçin

Ahmetaj duke hyrë në presidencë me një dosje në

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qarkullojnë fjalë se ka një mandat arresti nga jashtë për zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe Engjëll Agaçin, sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë.

I ftuar në Zonë e lirë, Berisha tha se mandati i arrestit ndaj tyre ka ardhur nga një vend mik për larje parash.

Arjan Çani: Ka fjalë se Arben Ahmetaj është parë duke hyrë në presidencë me një dosje në dorë...

Berisha: Ka fjalë se ka një mandat arresti nga jashtë për Agaçin dhe Ahmetajn për larje parash për të dy, nga një vend mik këtu afër sa është e vërtetë nuk mund ta them.

Nuk është nga Interpol. E sigurt është se në djegësa strumbullar absolut është Engjëll Agaci. Sekretari i përgjithshëm i mafies shtetërore.

Të fundit