All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Ahmetaj nuk shkon në Parlament/ Bardhi: Ku është futur? Nikolla: Është e drejta e tij

All - Paragraf - 1

Ahmetaj nuk shkon në Parlament/ Bardhi: Ku është futur? Nikolla:

Ka nisur seanca e posaçme për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetajt. Demokrati Gazmend Bardhi, ka pyetur kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se pse Ahemtaj nuk është paraqitur në seancë.

All - Paragraf - 3

Ndërkohë Nikolla është shprehur se nuk kanë informacion në lidhje me vendndodhjen e Ahmetajt dhe se është e  drejta e tij të mos paraqitet.

Bardhi- Nëse ka arsye objektive, ne si rregull duhet të shtyjmë seancën. Ku ndodhet Arben Ahmetaj dhe cila është arsyeja e mungesës së tij? Keni informacion?

Nikolla- Kjo është një e drejtë e tij, jo një detyrim.

Bardhi- Unë propozoj që kryeministri të na japë përgjigje ku ndodhet Arben Ahmetaj

Nikolla- Do ju pres fjalën

Bardhi- Meraku juaj për procesin e rregullt ligjor për Arben Ahmetaj. Nëse ai është i shtruar në spital, ne kemi detyrimin ligjor të shtyjmë seancën

Nikolla- Do ju pres fjalën. Vazhdoni me raportin

Bardhi- Me që Arben Ahmetaj është fshehur, unë do vazhdoj me raportin, për të identifikuar vrimën ku është fshehur Arben Ahmetaj, jo se do na kërcënoni për të hequr të drejtën e fjalës.

Të fundit