Flash News

Ditari i Opozitës

‘Ahmetaj’/ Paralajmëron deputeti i PD: Do ketë ministra të tjerë që do shkojnë në burg

‘Ahmetaj’/ Paralajmëron deputeti i PD: Do ketë ministra

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka paralajmëruar se për aferën e inceneratorëve para drejtësisë do të shkojnë edhe ish-ministra dhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se në këtë aferë janë të përfshirë i gjithë zinxhiri qeveritarë përfshirë dhe drejtuesit vendorë.

“Rasti i Ahmetajt është maja e ajsbergut. I gjithë zinxhiri qeveritar përfshirë dhe drejtuesit vendor janë pjesë e kësaj afere. Nëse  njëra nga hallkat nuk do të funksiononte nuk do të jepeshin koncesione për inceneratorët.

I vetmi njeri që mund t’i shpëtojë këtij zinxhiri është Shkëlqim Cani. Unë jam i bindur që do të ketë ish-zyrtarë dhe ish-ministra që do të shkojnë para drejtësisë”- tha ai.

 

 

 

Të fundit