Flash News

Ditari i Opozitës

“Ahmetaj tronditi PS-në”, Berisha: Tregoi se kreu i vjedhjes së shekullit është Rama dhe Veliaj

“Ahmetaj tronditi PS-në”, Berisha: Tregoi se kreu i vjedhjes

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar intervistën e dhënë nga ish-ministri Arben Ahmetaj mbrëmë.

Duke folur në protestën që po mbahet kundër arrestimit të tij, Berisha u shpreh se Ahmetaj tronditi thellë socialistët mbrëmë duke zbuluar se në krye të vjedhjes së shekullit është kryeministri Edi Rama.

Berisha: Në intervistë mbrëmë ish-zëvendësi i Edi Ramës, tronditi anë e kënd PS-në, tronditi thellë ata socialistë të cilët për bindjet e tyre e kanë patur të vështirë të besojnë denoncimet e PD-së, të besojnë denoncimet e Sali Berishës se, kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama, se pronar i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj dhe Edi Rama.

Se mbrojtjes të vjedhjes së shekullit janë Dumanër e kompani.

Por, mbrëmë patën rastin të dëgjojnë nga goja e një socialisti i cili ç’është e vërteta ka qenë objekt sulmesh të merituara dhe të pandërprera nga Sali Berisha në të gjithë karrierën e tij politike, Arben Ahmetaj.

Por Arben Ahmetaj mbrëmë nuk ju tha të vërtetën ju dhe as demokratëve, se ju e keni dëgjuar dhe besuar, por ju tha të vërtetën socialistëve të cilëve ju drejtua se afera e djegësave është një aferë llahtarisht, është një aferë e mafias më të rrezikshme të Shqipërisë.

Se ka për kokë Edi Ramën dhe fallangat e tjera të krimit pas tij.

Gjatë verës, në mënyrën më të përsëritur por edhe në këto kohë në mënyrë të përditshme, PD-ja ju ka deklaruar shqiptarëve se afera e djegësave është vjedhja e shekullit.

Se kjo vjedhje e shekullit kurrë nuk mund të ndodhte pa angazhimin direkt, personal, pa firmat fap, fap, fap,  e paf, paf, paf, të kryehajdutit të kombit, Edi Rama.

Sepse është Edi Rama që në 2014 përmbysi strategjinë e trajtimit të mbetjeve me landfille të hartuar me paratë e BE-së dhe e zëvendësoi në mënyrë të kundraligjshme me strategjinë e djegësave.

Është personalisht Edi Rama përgjegjës direkt, që imponoi me Agaçin me Metanin kalimin nga strategjia e landfill në strategjinë e djegësave. Është personalisht  Edi Rama dhe askush tjetër nuk mundej që të përfshinte në buxhetin afatmesëm, buxhetimin me 200 mln euro të tre djegësave që mjaftonin për të djegur mbeturinat e gjithë Ballkanit.

Është Edi Rama me Agaçin dhe Metanin ata të cilët mblodhën brenda 24 orësh, 17 firma të të gjitha ministrive që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e shtetit shqiptar.

Është Edi Rama me Agaçin dhe Metanin e tij të cilët firmosën për procedurën me negociata të mbyllura, ndërkohë që ajo ishte në kundërshtim flagrant me çdo ligj të vendit.

Gjithçka ne e paraqitëm para jush. Paraqitëm çdo dokument. Komisioni Hetimor parlament nxorri në dritë të gjitha. Por Edi Rama për të larë duart si pilati zgjodhi politikën e kokave të turkut. Pas arrestimit të Lefterit, i cili ishte një hajdut me qira, e merrnin me qira sa herë u duhej për të vjedhur.

Edi Rama zgjodhi për kurban Arben Ahmetaj.

Të fundit