Flash News

Ditari i Opozitës

Ai apo Meta lider i opozitës? Berisha: U përcaktua më 25 prill, aleanca me LSI e domosdoshme

Ai apo Meta lider i opozitës? Berisha: U përcaktua më 25 prill,

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se është i gatshëm për një aleancë me LSI-në, duke e konsideruar mjaft të domosdoshme për të rruar regjimin Rama.

I ftuar në Ora News, Berisha tha se se kush do të jetë lideri i opozitës, ai apo Meta, është përcaktuar më 25 Prill, por shtoi se presidenti do të ketë një rol në opozitë duke ndikuar forcimin e opozitarizmit në vend.

"Aleancat jashtë spektrit ndodhin, nuk janë të jashtëzakonshme. Po ndodh në Hungari një koalicion i tillë. Në këtë kontekst kam thënë se unë jam dhe do të jem për aleancë me LSI-së. Sigurisht që ka elektorat nga të dyja partitë që nuk e pëlqejnë këtë gjë, por interesi për të çmontuar një regjim si ai aktual është më i madh se sa problematikat që dalin nga koalicioni. Se kush do të jetë lideri i opozitës është i përcaktuar nga zgjedhjet e 25 prillit, por Meta do të ketë një rol të padiskutueshëm në opozitë dhe do të merret me forcimin e opozitarizmit në vend. Në mënyrë absolute unë jam i vendosur për të bërë gjithçka në luftën me korrupsionin. E quaj të domosdoshme aleancën me LSI-së dhe forcave që duan të qëndrojnë kundër këtij regjimi", tha Berisha.

Të fundit