Ditari i Opozitës

"Ajo çfarë ka thënë Manastirliu është reflektim i situatës", Bardhi i përgjigjet Ramës: Gjithmonë gati për të mbrojtur krimin

"Ajo çfarë ka thënë Manastirliu është

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili mbrojti ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu, ndërsa tha se deklarata "do të përballemi me zgjedhjen se kush do të trajtohet i pari", është nxjerrë nga konteksti.

Sipas Bardhit, Rama është gjithmonë gati për të mbrojtur krimin. Gjithashtu shtoi se ajo çfarë ka thënë Ministrja e Shëndetësisë është reflektim i situatës ku e ka zhytur Edi Rama vendin.

Bardhi renditi disa fakte, siç i quan ai.

Postimi i plotë:

Edi Rama nuk zhgënjeu edhe sot! Është gjithmonë gati për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin. Sa më shumë përkeqësohet situata e pandemisë, aq më jashtë realitetit shfaqet Edi Rama dhe aq më i zellshëm është në mashtrime dhe videomontazhe.

Përpiqet të mashtrojë shqiptarët se nuk panë atë që panë dhe nuk dëgjuan atë që dëgjuan nga Ministrja e tij e Shëndetësisë: “Nëse kemi mbingarkesë në spitale, do të përballemi me zgjedhjen se kush do të trajtohet i pari”.

Ajo çfarë ka thënë Ministrja e Shëndetësisë është reflektim i situatës ku e ke zhytur Edi Rama vendin. Vetëm për të mos hequr dorë nga vjedhja me inceneratorët, koncesionet e tenderat Edi Rama i ka lënë shqiptarët të vetëm përballë krizës shendetësore dhe asaj ekonomike.

Propaganda e egër e Edi Ramës nuk fshin dot faktet:

· Sot në sistemin shëndetësor publik mungojnë tamponët për testim.

· ISHP vonon deri në 10 ditë përgjigjet e tamponëve.

· ISHP nuk ndjek zinxhirin e infektimeve për të ndaluar përhapjen e tij.

· Njerëzit nuk marrin kurim derisa shtrohen në gjendje kritike.

· Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe kapaciteteve spitalore.

Të gjitha këto janë përgjegjësi direkte e dështimit të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, që paguhen me shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Me propagandën dhe videomontazhet e Edi Ramës humbasin njerëzit e zakonshëm.

 

Ditari politik

Të fundit