Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Akil Kraja nga protesta e Rrugës së “Shpresës”: Në 20 shkurt jemi të çliruar nga frika
Drejtori i Kabinetit të liderit të opozitës, Akil Kraja foli rreth qëndresës së opozitës dhe bashkimit të saj në tubimin në Rrugën e “Shpresës.
Kraja theksoi se për herë të parë në 11 vite, në një mbledhje të Këshillit Kombëtar kishte aq shumë folës si asnjëherë. Më tej ai bëri thirrje për protestën e 20 shkurtit.
Kraja: Sapo mbaruam mbledhjen e Këshillit Kombëtar në të cilin jam anëtar dhe prej 11 vitesh që marr pjesë në atë Këshill ishte hera e parë që kishte aq shumë folës. Dhe ka një arsye, sepse para dy vitesh, kur filluam Foltoren, çliruam fjalën dhe duke çliruar fjalën mposhtëm frikërat, dhe duke mposhtur frikën sollëm shpresën që sot jemi këtu.
Ndaj në 20 shkurt ne jemi të çliruar nga frika, sepse fjala jonë zemra jonë, ideali ynë, investimi ynë si demokratë, por edhe si shqiptarë është krejt i lirë për të çuar deri në fund diçka që nuk e mbaruam dot.
Rrëzuam bustin, por jo hijen, rrëzuam komunizmin, por sot Edi Rama ka më shumë pushtet se Ramiz Alia, nga 52 investitorë strategjikë që përfitojnë atë statusin që shtetëzojnë tokën e shqiptarëve, vetëm 2 janë të huaj, ne jetojmë në një ekonomi të shtetëzuar, ne jetojmë në një parti-shtet, ku për 1 votë të japin një vend pune. Ndaj në 20 shkurt dalim për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.