Flash News

Ditari i Opozitës

"Akoma nuk e kemi shkarkuar ne këtë?" Zbardhen debatet në mbledhjen maratonë të Kryesisë së PD

"Akoma nuk e kemi shkarkuar ne këtë?" Zbardhen debatet

Zbardhen detaje nga mbledhja maratonë e Kryesisë së PD, ku u përjashtua Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Kjo ishte mbledhja e parë që gjatë zhvillimit të saj, nuk rrodhi asnjë infomracion për mediat, pasi kryedemokrati Lulzim Basha kishte urdhëruar "sekuestrimin" e telefonave.

Gjatë diskutimit me dyer të mbyllura, sipas "Panorama.al" kryetarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Arta Sakja ka theksuar se vendimi i përjashtimit të Sali Berishës ishte i vonuar.

“Akoma nuk e kemi shkarkuar ne këtë?". Kështu ka deklaruar Arta Sakja.

Ndërsa deputetja Greta Bardelli ka thënë se s’ka për t’ia falur sulmin, siç e konsideron ajo, që i bënë demokratëve më 8 janar.

“Kriminelë kam për t’i quajtur nëse më dalin përpara”, ka thënë Bardelli, duke sulmuar demokratët dhe kolegët që protestuan para selisë blu.

 

Të fundit