Flash News

Ditari i Opozitës

Aksi Kardhiq-Delvinë, Tabaku: ‘I kushtoi sa frëngu pulën’, në një vit kostoja u rrit me 30%

Aksi Kardhiq-Delvinë, Tabaku: ‘I kushtoi sa frëngu

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se rruga Kardhiq-Delvinë është drejt përfundimit dhe se shumë shpejt do të inagurohet. Nga ana tjetër deputetja demokrate ka ngritur si shqetësim kostot e këtij aksi, që sipas Jorida Tabakut, kanë ardhur në rritje krahësuar me parashikimin fillestar.

Ajo hedh akuza për korrupsion, ndërsa shkruan në rrjetet sociale se, “fjala e urtë popullore “i kushtoi sa frëngu pulën” do të mund të kuptohej nën shembullin e rrugës Kardhiq Delvinë që nisi me një parashikim në buxhetin afatmesëm me vlerë 5.2 mld lekë dhe që më pas shkoi në 6.7 mld lekë”.

Sipas Tabakut, kjo vepër infrastrukturore është dëshmi e qartë se paratë e shqiptarëve keqmenaxhohen. Gjithashtu shton se kjo rrugë prej 35 km, e nisur në vitin 2018, duhet të kishte përfunduar më herët.

“Vetëm vitin e fundit shpenzimet për këtë rrugë janë rritur me thuajse 30% duke treguar më shumë hallin e qeverisë për të hedhur në xhepat e kompanive që ndërtojnë këtë rrugë se sa përfundimin e saj.

Sivjet jemi në një vit ku shpenzimet e çdo qytetari po rriten me nga 30%-40% ndërkohë që qeveria jonë ka ndihmën më të ulët në rajon për familjet. Fotot e bukura, projektet 3 D dhe pamjet video vetëm sa mbulojnë korrupsionin e një qeverie që i ka lënë rrugët dhe shqiptarët rrugëve”, shton Tabaku.

Aksi Kardhiq-Delvinë, Tabaku: ‘I kushtoi sa frëngu

Të fundit