Flash News

E-TJERA

Aksident në Librazhd, mjeti del nga rruga, ndërrojnë jetë burrë e grua

Aksident në Librazhd, mjeti del nga rruga, ndërrojnë jetë
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Pishkash, në Librazhd.

Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua. Për pasojë kanë humbur jetën dy persona, burrë e grua.

Është duke u punuar për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji.

“Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.

Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, njofton policia.

 

Të fundit