Flash News

Ditari i Opozitës

Aksidentet te Rruga e Kombit, PD denoncon qeverinë: Papërgjegjshmëri! Nuk u mor asnjë masë

Aksidentet te Rruga e Kombit, PD denoncon qeverinë:

Partia Demokratike ka denoncuar me forcë neglizhencën e institucioneve shtetërore, të cilat, edhe pse ishin paralajmëruar për mot të keq, nuk morën asnjë masë parandaluese në Rrugën e Kombit.

Sipas PD-së, mosheqja e kripës dhe papërgjegjshmëria e qeverisë kanë sjellë kaos në qarkullim dhe një numër alarmant aksidentesh, duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve.

Partia Demokratike e konsideron këtë një provë të qartë të dështimit të qeverisë për të garantuar sigurinë publike dhe të arrogancës së pushtetit që, sipas saj, ka braktisur qytetarët.

REAGIMI:

Partia Demokratike denoncon me forcë papërgjegjshmërinë e plotë të institucioneve shtetërore, të cilat, edhe pse ishin të paralajmëruara për motin e keq, nuk morën asnjë masë parandaluese në Rrugën e Kombit. Mos hedhja e kripës dhe neglizhenca e plotë e qeverisë kanë sjellë kaos në qarkullim dhe një numër alarmant aksidentesh, duke vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve.

Kjo është një tjetër provë e dështimit të qeverisë për të garantuar sigurinë publike dhe e arrogancës së një pushteti që ka braktisur qytetarët e tij. Partia Demokratike i kërkon institucioneve përgjegjëse të veprojnë menjëherë dhe të marrin përgjegjësi për pasojat e kësaj papërgjegjshmërie.

Në emër të Partisë Demokratike, u bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, pasi qeveria ka treguar edhe një herë se është e paaftë dhe e pavullnetshme për të përmbushur detyrimet e saj më minimale ndaj sigurisë së qytetarëve!

Të fundit