Flash News

Ditari i Opozitës

Aksidentet tragjike, Xhaferri: Viktima e të plagosur në rrugët që tenderohen në këmbim të apartamenteve

Aksidentet tragjike, Xhaferri: Viktima e të plagosur në rrugët

Në dy ditët e para të 2026-s, dy aksidente të rënda në Tepelenë dhe Lezhë shkaktuan 5 viktima dhe 4 të plagosur, të cilët ndodhen në gjendje kritike.

Deputeti demokrat Besart Xhaferri, në një postim në Facebook, denoncon se korrupsioni i qeverisë dhe tenderët fiktivë në sektorin e rrugëve kanë shkaktuar tragjedi në fillim të vitit.

Sipas tij, aksidentet lidhen edhe me rrugë të papërshtatshme dhe pa mirëmbajtje, ndërsa mungesa e standardeve të sigurisë dhe e kontrollit nga autoritetet rrugore ka rritur rrezikun.

Postimi:

Korrupsioni i pafre i kësaj qeverie nuk shkakton vetëm gjakderdhje financiare, por edhe një bilanc tragjik viktimash, ku rrugët e florinjta janë kthyer në thertore.

Në dy ditët e para të vitit, në dy aksidente tragjike, një në Tepelenë dhe një në Lezhë, kemi 5 viktima dhe 4 të plagosur, të cilët ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Në themel të këtyre aksidenteve janë edhe rrugët pa standarde e pa mirëmbajtje, pasi tenderët janë fiktivë.

Po këtë të premte për shkak të mungesës së mirembajtjes në “Rrugën e Kombit” është regjistruar një aksident ku janë përfshirë 10 automjete.

Autoriteti rrugor nuk ka dënjuar as të hedhë kripë në rrugë ndonëse ngricat ishin paralajmëruar dhe as të marrë masa shtesë për për të garantuar sigurinë në rrugë.

Koha është që qytetarët të kuptojnë se vjedhja e taksave tona ka kosto fatale për jetët e shqiptarëve, pasi me 300 apartamentet që iu gjetën Belinda Ballukut, mund të ishte sistemuar sinjalistika në të gjitha segmentet rrugore të vendit.

Të fundit