Flash News

Ditari i Opozitës

Aksidenti tragjik në Fushë Prezë, Xhaferri: Rrugët ‘e florinjta’ pa sinjalistikë po u marrin jetën të rinjve

Aksidenti tragjik në Fushë Prezë, Xhaferri: Rrugët ‘e

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri ka reaguar pas aksidentit tragjik në Fushë Prezë, ku humbën jetën 4 të rinj.

Në një postim në Facebook, Xhaferri shkruan se milione euro që po hidhen në rrugët e flornjta, po u marrin jetën të rinjve.

Ndër të tjera, ai shtoi korrupsioni nuk ka vetëm pasoja në taksa, por edhe në jetë njerëzish.

“Në një kohë që hidhen miliona euro në rrugët tona të florinjta, po këto rrugë po vijojnë të marrin jetë  të rinjsh.

Katër djem të rinj nga mosha 20 deri ne 24 vjeç, Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi  humbën jetën tragjikisht në një aksident të rënë ku makina e tyre u përplas me një betoniere në aksin rrugor Fushë Krujë -Vorë.

Rruga pa ndriçim dhe pa sinjalistikë është shkaku kryesor i këtij aksidenti tragjik.

Kjo tragjedi na kujtoi edhe njëherë që korrupsioni nuk ka pasoja vetëm në taksat tona por edhe në jetët tona”, shkruan Xhaferri.

Të fundit