Flash News

Ditari i Opozitës

Aksioni në Theth, Zhupa: Mashtrim publik, aeroporti i Vlorës bëhet në një zonë të mbrojtur

Aksioni në Theth, Zhupa: Mashtrim publik, aeroporti i Vlorës

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka deklaruar se aksioni i shembjeve në Theth nuk ka lidhje me zonat e mbrojtura.

Zhupa tha në News24, se qeveria ka ndryshuar ligjin ekzistues për të lejuar piëkrsiht ndërtimin në zonat e mbrojtura. Demokratja solli shembullin e Aeroportit të Vlorës, për të cilin ka reaguar edhe Konventa e Bernës dhe është përmenduar edhe në Progres-raportin e BE-së.

“Ky është një mashtrim publik, pasi ligji ekzistues nuk lejonte ndërtimin në zonat e mbrojtura dhe ishte vullnet i qeverisë dhe i mazhorancës për të ndryshuar këtë ligj që të lejoheshin ndërtimet kudo. Jam në Gjykatë Kushtetuese pikërisht sepse Rama ka vullnetin për të ndërtuar kudo.

E dyta, Rama jo vetëm ka ndërtuar, por ka edhe projekte në zonat e mbrojtura, siç është pika e vogël e Mirela Kumbaros në Butrint, një kompleks i madh vilash në gjirin e Manastirit në zonë të mbrojtur. E nxorrën nga zona e mbrojtur pikërisht për të ndërtuar. Jo vetëm kaq, por ka projekte të tjera për ndërtime në zona të mbrojtura. Aeroporti i Vlorës bëhet në një zonë të mbrojtur, ku ka reaguar Konventa e Bernës dhe Progres raporti i BE-së.

Realiteti është ky: ndërtojnë kudo në zonat e mbrojtura, duke ndryshuar edhe ligjin, dhe aksioni në Theth nuk lidhet me zonat e mbrojtura”, tha Zhupa.

Të fundit