Flash News

Ditari i Opozitës

"Aksion absurd"/ Boçi në ambjentet e News24: Të mos bëhet asnjë veprim pa vendimin e Gjykatës!

"Aksion absurd"/ Boçi në ambjentet e News24: Të mos

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rrethimin e News24 dhe ndërprerjen e sinjalit të televizionit.

Në prononcimin nga ambientet e jashtme të News24, Boçi thotë se kërkon një informacion për situatën nga drejtuesit e këtij aksioni sipas tij absurd.

Demokrati tha se sot në News24 po ndodh një pushtim territori pa një vendim gjykate, në emër të një shoqërie të quajtur “KAYO”.

Boçi: Erdhëm për të mësuar më shumë rreth situatës, pamë edhe lëvizjet furgonat e policisë. Kërkojmë të marrim informacion nga drejtuesit. Nuk kemi asnjë emër drejtuesi. Policët janë në detyrë dhe janë të ndaluar të tregojnë emrin e drejtuesit. Gjithçka është në errësirë të plotë, është një uzurpim, pushtim i medias. Ka ardhur një ndërmarrje x me emër të famshëm Kayo dhe që ka realizuar këtë pushtim territori pa një vendim gjykate. Vërtetë mund të ketë kalime pronësie nga Ministria por çështja është në gjykatë dhe nuk duhesh ndërmarrë asnjë veprim pa pasur një vendim gjykate. Çdo gjë këtu është heshtje errësirë totale, në një vend ku transmetohet e vërtetë. Ka shumë absurditet këtu.

Të fundit