Flash News

Ditari i Opozitës

Aksioni i opozitës, Kopliku: Tentativë për të krijuar hapësirë reale komunikimi për qytetarët

Aksioni i opozitës, Kopliku: Tentativë për të krijuar

Drejtuesi i Departamentit Brain Gain pranë Partisë Demokratike, Ted Kopliku ka komentuar aksionin e ri opozitar të drejtuar nga PD, nisur pasditen e djeshme para kryeministrise. 

“Sikurse ‘Foltorja’ shërbeu për bashkimin e PD-së dhe rezultoi një sukses i madh, edhe kjo iniciativë e re është një tentativë për të krijuar një hapësirë reale komunikimi për qytetarët dhe për deputetët e opozitës, të cilët e kanë të pamundur të flasin në Parlamentin aktual”, është shprehur Kopliku, teksa ishte i ftuar në studion e News24. 

Ai ka shtuar se krijimi i kësaj platforme të re nuk e pengon aspak analizën e thellë dhe vetëkritikën që duhet të zhvillojë Partia Demokratike për periudhën e kaluar.

PD mbetet partia më e besueshme dhe më e aftë për të bërë opozitë reale në Shqipëri”, ka përfunduar Ted Kopliku, duke nënvizuar se ky aksion synon të rikthejë zërin e qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre të heshtur në Kuvend.

Të fundit