Flash News

Ditari i Opozitës

Aksioni opozitar, ç'diskutuan për dy orë Noka - Blushi në selinë blu

Aksioni opozitar, ç'diskutuan për dy orë Noka - Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka u takuan sot në selinë e Partisë Demokratike.

Mësohet se takimi mes tyre zgjati mbi dy orë dhe u përqendrua tek aksioni opozitar në Kuvend dhe në terren.

Burime bëjnë të ditur se në qendër të diskutimeve kanë qenë lëvizjet e përbashkëta të opozitës, koordinimi mes PD-së dhe PL-së, si dhe masat që do të ndërmerren në kuadër të nismave parlamentare.

Gjithashtu, është folur edhe për mundësinë e rinisjes së protestave kombëtare, të cila janë paralajmëruar më herët edhe nga kreu i PD-së, Sali Berisha.

Të fundit