Flash News

Ditari i Opozitës

Aksioni opozitar/ PD thërret Kryesinë disa orë para mbledhjes së Këshillit, 3 pikat e rendit të ditës

Aksioni opozitar/ PD thërret Kryesinë disa orë para mbledhjes

Sot në orën 13.00 do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike, ku krahas vijimit të aksionit opozitar, në rendin e ditës janë përcaktuar tre çështje:

- Diskutim dhe miratim i Rregullores mbi modalitet e përzgjedhjes së kandidatëve për pushtetin Vendor (primaret)

2-Diskutim dhe miratim i Kodit të Sjelljes dhe Etikës

3- Diskutim dhe miratim i Rregullores së brendshme të PDSH

Ndërsa pasdite në orën 17.00 është thirrur mbledhja e Këshillit të partisë, ku sikurse është bërë me dije, do të diskutohet rreth situatës politike dhe vendimmarrjeve mbi aksionin opozitar.

Gjithashtu do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD-së.

Kryedemokrati Sali Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër qeverisë. Së fundmi ai ka folur për grevë, duke theksuar se kjo është rruga e vetme për rrëzimin e qeverisë.

Por priten gjithashtu protesta dhe denoncime. PD ka thënë se aksionin kundër qeverisë do ta zhvillojë në Parlament dhe në sheshe.

 

Të fundit