Flash News

Ditari i Opozitës

Aksioni politik, Berisha mbledh sot kryetarët e degëve

Aksioni politik, Berisha mbledh sot kryetarët e degëve

Partia Demokratike ka thirrur sot një mbledhje me të gjithë kryetarët në rrethe, pak ditë pas përmbylljes së procesit të zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha dje se në këtë mbledhje do të diskutohet për protestat e ardhshme dhe rolin që do të kenë krerët lokalë në organizimin e aksionit opozitar.

“Mbledhja me kryetarët është shumë e rëndësishme, e para e kësaj natyre, në të cilën ata do të marrin detyrat për drejtimet e punës së PD-së në periudhën që vjen.

Nuk mund të ketë dyshim që protesta do të jetë temë diskutimi shumë e rëndësishme. PD duhet të bëjë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga sistemi monist dhe vetëm shqiptarët mund ta bëjnë atë”, u shpreh kreu i PD-së.

Kujtojmë që ditën e enjte Berisha nisi një tur takimesh, i cili do të shërbejë për të hapur dhe për të përthithur figura të reja në PD. Vetë Berisha tha dje se kryetarët e degëve do të marrin detyrat dhe do të flasin për përgatitjen për protesta.

Të fundit