Flash News

Ditari i Opozitës

“Aksioni ynë do të vazhdojë”, Noka pas protestës: Sot bashkimi tregoi se bëri mrekulli

“Aksioni ynë do të vazhdojë”, Noka pas

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka shprehur mirënjohjen për demokratët që morën pjesë sot në protestën e opozitës.

Në një prononcim për gazetarët pas protestës nga selia blu, Noka tha se aksioni opozitar do të vijojë edhe në ditët në vijim.

“Aksioni ynë do të vazhdojë dhe në do të na shihni çdo ditë me qytetarët. Opozita do ti japë zgjidhje qytetarëve”, tha ai.

Sot bashkimi tregoi se bëri mrekulli. Sot fjalët tona ishin të tepërta, folën shqiptarët për bashkimin dhe për ti dhënë mesazh regjimit, se është koha të flasim për shqiptarët.

Hapi i radhës do të jetë ai që do përcaktoj PD bashkë më koalicionin. Aksioni ynë do të vazhdojë dhe në do të na shihni çdo ditë me qytetarët. Opozita do ti japë zgjidhje qytetarëve”, tha Noka.

 

 

Të fundit