Flash News

Ditari i Opozitës

“Akt1visti” shkakton debate në Kuvend, Noka: Ministrat terrorizuan punonjësit e administratës

“Akt1visti” shkakton debate në Kuvend, Noka: Ministrat

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me debate. Shkak është bërë aplikacioni “Akt1visti” i Partisë Socialiste.

Pas prezantimit të raportit vjetor të departamentit të Administratës Publike nga Milva Ekonomi, deputeti demokrat Flamur Noka tha se “Akt1vist” ka bërë presion mbi nëpunësit e administratës shtetërore.

Sipas Nokës ky aplikacion ka një koncept kriminal pasi e bën njësh shtetin me partinë.

Nga ana tjetër, Ekonomi tha se aplikacioni nuk ka lodhje me sistemet shtetërore dhe punësimet e DAP, pasi sipas saj “Akt1visti” nuk kërkon pozicionin e punës.

Debati:

Milva Ekonomi: Rekrutimet në DAP janë ndërprerë që nga 1 marsi dhe nuk është punësuar asnjë person sipas rezolutës para zgjedhjeve. Aplikacioni aktivisti është një aplikacion partie që e ngrenë edhe vëndet simotra për të ftuar aty të gjithë ndjekësit në fushatë. Aplikacioni i DAP-it dhe Aktivistit nuk kanë lidhje me njëri-tjetrit janë dy sisteme të pavaruara.

Flamur Noka: 75 mijë punonjës të administratës së shtetit e kanë shkarkuar dhe plotësuar e janë të përfshirë. A ka dijeni zonja që drejtorët e ministrat i kanë terrorizuar punonjësit e shtetit për ta plotësuar me detyrim ose përndryshe për t’u larguar nga vendi i punës në administratën shtetërore. Koncepti i aktivistit është kriminal se e bën një shtetin dhe partinë. Në rast se në vendet e tjera aplikohet ky aplikacion unë po flas për shtetin shqiptar ku nënpunësi civil i shtetit me rilindjen ën pushtet është shndërruar në militant. Është gjë e thjeshte të vish e të flasësh dokrra këtu.

Milva Ekonomi: Siç e theksova aktivisti nuk ka lidhje absolutisht me sistemet shtetërore që ka DAP-i. Aktivisti nuk të kërkon pozicionin e punës e meqë paska 70 mijë përdorues është i suksesshëm. Po të hysh në atë aplikacion e shikon shumë mirë se nuk ka asnjë lidhje me administratën publike.

 

Të fundit