Flash News

Ditari i Opozitës

"Akti më i rëndë i post diktaturës", Nishani: Rama dhe Basha organizuan asgjësimin e pluralizmit politik

"Akti më i rëndë i post diktaturës", Nishani: Rama

Ish-presidenti Bujar Nishani akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha se në bashkëpunim kanë asgjësuar alternativën politike në Shqipëri, pluralizmin.

Duke e cilësuar aktin më të rëndë të pushtetarëve pas rrëzimit të komunizmit, Nishani thotë se ky është veprim është më shqetësues së korrupsioni dhe mashtrimi.

"Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë bërë një akt shumë të rëndë! Më i rëndi i bërë prej pushtetarësh në periudhën post diktatoriale të Shqipërisë. Më të rëndë se paaftësia, më të rëndë se korrupsioni, më të rëndë se mashtrimi !

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë organizuar e tentuar asgjesimin e alternativës politike në Shqipëri, dimensionin real të pluralizmit politik. Bashkëpunimi mes tyre në këtë akt, e rëndon edhe më shumë peshën e dëmit dhe përgjegjësisë që ju takon të paguajnë", shkruan Nishani në rrjetet sociale.

Ky i fundit shton se ky akt është i rëndë jo vetëm se u ideua kundër PD, por dhe te krijimi i modelit të "opozitës fasadë. Nisur nga kjo, Nishani kërkon ringritjen e PD.

"Ky akt i rëndë qëndron jo thjesht tek fakti se u ideua, planifikua dhe nisi kundra Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila pëfaqëson gjysmën e elektoratit shqiptar, por më së shumti tek malinjiteti i modelit të 'fasadë opozitës', të opozitës në mëshirën e fatit që cakton pushteti, të konceptit se shqiptarët janë qënie të 'klasit të dytë'", shton ish-presidenti.

Të fundit