Flash News

Ditari i Opozitës

“Akti më i turpshëm”, Berisha denoncon qeverinë në Kuvend: I kanë marrë ryshfet Italisë, më pas tërhoqën mbështetjen

“Akti më i turpshëm”, Berisha denoncon qeverinë

Kreu i PD, Sali Berisha denoncoi nga foltorja e Kuvendit qeverinë se i ka marrë ryshfet Italisë për ta votuar për ekspozitën botërore në vitin 2030 dhe më pas i ka tërhequr mbështetjen. Berisha tha se me datën 12 nëntor, ditën kur ka thirrur protestën, do t'u bëhet gjyqin qeveritarëve në Tiranë.

“E dini ç’kanë bërë së fundmi? Një akt të turpshëm që s’e bën asnjë shtet.

I kanë premtuar Italisë me shkrim zonjëza se do të votojnë për ekspozitën botërore në 2030. Shkon dhe i merr ryshfetin tjetrit dhe i tërheq mbështetjen. Ca fytyrë keni ju si qeveri? E kam burim të sigurtë! Histori turpi. Ia keni dhënë me shkrim.

Kënaqeni me ryshfetin në xhep, ju e turpëroni këtë vend, ndaj dhe shqiptarët ikin se e shohin që e keni bërë një vend të pavlerë, ndërsa për vete jetoni si Sulltan. Data 12 po afron dhe po vazhduat kështu protesta tjetër do të jetë para Kuvendit.

Prandaj ia mbath ai, ikën se i numërohen vjedhjet, por dhe ju jeni bashkëvjedhës nëse nuk i denonconi këtu”, deklaroi Berisha.

Duke komentuar projektbuxhetin e vitit 2023. Berisha e cilësoi atë një katastrofë dhe se qeveria po vjedh qytetarët.  

 

Të fundit