Flash News

Ditari i Opozitës

"AKU paaftë, fermerët në rrezik”, Zhupa: Qeveria e lë prodhimin vendas pa mbështetje

"AKU paaftë, fermerët në rrezik”, Zhupa: Qeveria e

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kritikuar qeverinë për mosmenaxhimin e fondeve dhe për paaftësinë e institucioneve për të mbrojtur prodhimin vendas.

Në një postim në Facebook, Zhupa thekson se vendi është i bekuar nga natyra dhe nga punët e ndershme të qytetarëve, por fatkeqësisht “i mallkuar nga qeveritarë të papërgjegjshëm që nuk i çojnë fondet e buxhetit aty ku duhet: te qytetarët, te fermerët, te ata që punojnë me përkushtim”.

Ajo kritikon edhe AKU, duke thënë se nuk arrin të kontrollojë abuzuesit dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme që dëmtojnë fermerët dhe bizneset e ndershme.

"Vendi ynë është i bekuar nga natyra dhe nga duart punëtore të njerëzve të ndershëm, por fatkeqësisht i mallkuar nga qeveritarë të papërgjegjshëm që nuk i çojnë fondet e buxhetit atje ku duhet: te qytetarët, te fermerët, te ata që punojnë me përkushtim.
Ndërkohë që AKU tregohet e paaftë për të kontrolluar abuzuesit dhe përhapjen e lajmeve të rreme që dëmtojnë fermerët dhe bizneset e ndershme, njerëz si Fatmir Shero vazhdojnë të ndërtojnë modele suksesi me prodhimet e fermerëve të Konispolit.
AKU ka për detyrë të kontrolloj në kohë tregun dhe të gjurmoj abuzuesit për t’i vënë para përgjegjësisë dhe mos të bëhet pjesë e skemave për dëmtimin e prodhimit vendas.
Prodhime me cilësi të jashtëzakonshme, të realizuara vetëm me mund, përkushtim dhe sakrifica dhe fatkeqësisht me zero mbështetje nga shteti.
Të mbështesim punën e fermerëve tanë. Të bejmë produkte vendase. Vetëm kështu i japim vlerë punës së tyre dhe fuqizojmë prodhimin shqiptar", shkruan Zhupa. 

Të fundit