Flash News

Ditari i Opozitës

“Çakulli elektoral në Berat”, Blushi: ‘Rilindja’ kujtohet të shtrojë rrugët pak ditë para zgjedhjeve

“Çakulli elektoral në Berat”, Blushi:

“Berati nuk blihet me “çakull elektoral””, kështu e ka komentuar këtë të mërkurë sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zgjedhjet lokale për Bashkinë Berat.

Blushi ka thënë se qytetarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre për të votuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zija Ismaili.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Blushi shkruan se ‘Rilindja’, e tmerruar nga humbja, e ndaj është kujtuar të shtrojë rrugët pak ditë para zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Berati nuk blihet me “çakull elektoral”!

E tmerruar nga humbja e merituar, “Rilindja” është kujtuar të shtrojë rrugët pak ditë larg zgjedhjeve!

Po pse o superbudallenj e harron Berati “premtimin” tuaj para 10 vitesh për t‘i bërë ishullin në Osum?

Berati e ka bërë zgjedhjen e tij: Më 14 Maj voton për Ndryshimin, voton për Zija Ismailin!

#BashkeFitojme #14Maj #Berat #ZijaIsmaili #Fitore

 

Të fundit