Flash News

Ditari i Opozitës

“Akuza nga një i paburr”, Bardhi i përgjigjet Olsi Ramës: Paburrërinë tregoja Ramës që fshihet pas të vëllait

“Akuza nga një i paburr”, Bardhi i përgjigjet Olsi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur reagimit të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama.

“Mu duk sikur po lexoj reagimin e deputetëve, kryebashkiakëve që sa herë i denoncoja, shkruanin hartime me të njëjtën gjuhë.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe Ahmetajt. Ka gënjeshtër të madhe. Kjo cështje nuk është e hetuar e plotë dhe nuk ka përfunduar hetimi. Për personin e paidentifikuar 45 vjec është hapur procedim i vecantë që Prokuroria e Posacme duhet të informojë.

Të nxora të dhënat e sistemit TIMS. Ajo që i mbivendoset sipas të dhënave të sistemit TIMS rezulton që përdoruesi i makinës të jetë Olsi Rama. Ai ka përdorur makinë që është përdorur nga ky person i paidentifikuar. Është paburrëri të fshihet kryeministri pas Olsit. Të shpjegojë pse Olsi përdor makinën e një personi që nuk është hetuar. Nesër do dorëzoj të dhënat në SPAK", tha Bardhi në Opinion. 

Të fundit