Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat e Ahmetajt, Balliu: Të dalë para drejtësisë Rama dhe Balluku

Akuzat e Ahmetajt, Balliu: Të dalë para drejtësisë Rama dhe

Në një postim në rrjetin social Facebook, Shefi organizativ në PD, Klevis Balliu, ka reaguar pas akuzave të bëra nga Ahmetaj për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun.

Ai theksoi se akuzat e bëra nuk janë thjesht një rrëfim, por prova që duhet të çojnë ata para drejtësisë.

Balliu ngriti pyetje për mungesën e një procesi ligjor ndaj Ramës dhe Ballukut, duke përmendur krahasimin me një rast të ngjashëm në Itali, ku një dëshmitar si Busheta ndihmoi në arrestimin e mbi 300 kriminelëve.

Postimi:

Flet Busheta i pushtetit dhe drejtësia mallkon Busheten!
Akuzat e Ahmetaj për Ramën e Ballukun nuk janë thjeshtë një rrëfim por janë prova.
Ahmetaj ishte pjesë e qarkut të ngushtë të Ramës.
Drejtësia ende spo e thërret Edi Ramën dhe Belinda Ballukun për këto cështje.
Kur Busheta shkoj te Falcone, ai nuk i tha ku i ke letrat, por me dëshminë e tij arrestoj mbi 300 kriminel në atë që u quajt max proces, ndërsa në Shqipëri pas Ahmetajt jo Max proces por ska proces fare.

Të fundit