Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat e Berishës, Gjekmarkaj: Ka ardhur një pikë që Basha duhet të flasë më shumë dhe më qartë

Akuzat e Berishës, Gjekmarkaj: Ka ardhur një pikë që Basha

Deputeti i PD, kreu i komisionit të mediave Agron Gjekmarkaj i bën thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të reagojë pas akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në “Real Story” në Neës24, Gjekmarkaj thotë se ka ardhur një pikë që Basha e ka detyrim të flasë për ata që besojnë tek ai më qartë dhe më thellë sepse ka marrë një vendim në suazën e një konteksti gjeo-strategjik.

Ka një dialektikë të ngjarjeve në dinamikë në PD prej 5 javësh dhe ka një ligjërim të Sali Berishës që vjen kreshendo me akuza nga më të rëndat deri tek kodi moral, besëthyerja, besëprerja, pengmarrja dhe është ligjërimi asgjësues që jemi mësuar që përdor Berisha.
Në këtë aspekt kemi një dualitet, Bashë nga një anë që hesht a për çështje etike, strategjike. Por për mua ka ardhur një pikë që Basha duhet të flasë më shumë, më qartë, më me transparencë, më thellë sepse ka marrë një vendim në suazën e një konteksti gjeo-strategjik. Mbi të po derdhen shumë akuza, gjithë ata njerëz që besojnë tek Lulzim Basha sigurisht kanë nevojë të dëgjojnë diçka më tepër, diçka më shumë. Në këtë kontekst Basha e ka detyrim të flasë, të shpjegojë diçka më shumë se çka thënë në mënyrë alegorike.
Ende janë deklarata të kujdesshme. Nuk po e ftoj Lulzim Bashën të shkujdeset, por në pozitat e një njeriu që do të kuptojë dhe vetë më shumë, në pozitat e një qytetari do të dëgjojë më tepër nga Basha, jo ta ndërsejë ndaj Sali Berishës”, u shpreh Gjekmarkaj.

Të fundit