Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat e Berishës, reagon PD: Shton mashtrimet për çdo hall që ka

Akuzat e Berishës, reagon PD: Shton mashtrimet për çdo hall

Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të ish-liderit Sali Berisha në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha dhe kandidatëve të tij për zgjedhjet e 6 marsit.

PD i ka konsideruar kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” si të Ilir Metës, ndërsa akuzon Berishën për amshtrime. Sipas PD-së, Berisha i përdor situatat për të zgjidhur problemet personale.

Në reagimin e bërë në rrjetet sociale, selia blu ka përsëritur se kush mbështet Berishën dhe Metën mban Edi Ramën në pushtet.

“Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij. Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër prandaj kudo është ai, si kandidat, si kryetar, si udhëheqës, sa edhe Enver Hoxha do i'a kishte zili.

Edhe emrat e pseudokandidatëve i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri kur si një frikacak tha se do votonte kundër e kur erdhi koha e votës iku si burracak”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PD.

Të fundit