Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat e forta të Flamur Nokës: Basha dhe Bardhi u vendosnin gjoba oligarkëve

Akuzat e forta të Flamur Nokës: Basha dhe Bardhi u vendosnin gjoba

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bwrw akuza të forta në drejtim të ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetit demokrat, Gazment Bardhi.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Noka u shpreh se ata bënin sikur sulmonin oligarkët, por u vendosin gjoba dhe merrnin para prej tyre.

 “Ata oligarkë që ti mendon se i sulmon Gaz Bardhi, jam unë dëshmitar që u rrinte mbas dere me Lulzim Bashën, me dorën shtrirë për të mbushur thesin. A doje të ta them unë? Ke parë një aferë, që kur u ul në atë karrige Sali Berisha, oligark apo jo oligark, që të mos jetë sulmuar dhe të jetë në qendër të sulmeve të opozitës?

Që nga data 25 mars, që Sali Berisha ka hyrë në atë seli dhe u bë kryetar partie në këto 4 muaj, që është bërë një aferë dhe është sulmuar ajo aferë dhe është sulmuar nga të tjerë përveçse nga Sali Berisha? Nuk është heshtur”, tha Noka.

 

Të fundit