Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat e Kokalarit, Këlliçi: Më bombarduan me shpifje nga xhelozia, Alibeaj u bë zëdhënës i Ramës

Akuzat e Kokalarit, Këlliçi: Më bombarduan me shpifje nga

Deputeti demokrat Belind Këlliçi i sheh sulmet e Evi Kokalarit si shkak i një xhelozie, për faktin se ai doli më i votuari në mesin e kandidatëve për anët Kryesie.

I ftuar në studion e ‘Kontrast’ në Report Tv, Këlliçi tha se po për shkak të xhelozisë, ndaj tij janë hedhur akuza dhe shpifje të ndryshme, ndërsa thekson se pati edhe një lobim negativ kundrejt tij.

“Dihet që në partitë politike fenomeni i xhelozisë është një fenomen vendimtar në momente të caktuara. Fakti që unë dola më i votuari për anëtar Kryesie xhelozoi jo pak njerëz dhe pati një lobim negative kundër emrit tim personal me njerëz jashtë Partisë Demokratike. Këta njerëz bombarduan opinionin publik me akuza dhe shpifje nga më të ndryshmet. Kjo, sepse mllefi ndaj të rinjve në politikë vijon prej disa emrave. Unë jam një njëri i bërë në politikë dhe nëse i kam dikujt detyrim për atë ku jam sot, ky është Forumi Rinor i Partisë Demokratike”, tha Këlliçi.

Lidhur me Enkelejd Alibeajn, Këlliçi tregoi habi për qëndrimin që deputeti mban ndaj partisë. Këlliçi e quajti atë një zëdhënës të qeverisë Rama që nuk njeh vullnetin e shumicës dhe që po bën një vetëvrasje politike.

“Një pjesë e deputetëve të PD që vijojnë të bëjnë lojën e Edi Ramës, të kryesuar nga zoti Enkelejd Alibeaj, nuk e kuptojnë faktin dhe realitetin politik brenda Partisë Demokratike. Ky realitet është i pamohueshëm. Që një pjesë e Grupit Parlamentar të mos njohë vullnetin e shumicës, mua kjo më duket vetëvrasje politike dhe në rastin më të keq shërbim ndaj qeverisë. E pyes veten shpesh herë përse i shërben Edi Ramës dhe nuk e gjej dot shpjegimin. Me çudit sesi një person që vjen nga shtresa e ish të përndjekurve politikë të bëjë zëdhënësin e Qeverisë”, u shpreh Këlliçi.

Të fundit