Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat e Metës, Bardhi: Reagimin e presidentit do ta kuptoni në arsyetimin e DASH për Berishën

Akuzat e Metës, Bardhi: Reagimin e presidentit do ta kuptoni në

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u është përgjigjur akuzave të fundit të Presidentit, Ilir Meta si dhe të Lëvizje Socialiste për Integrim.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bardhi i ka lidhur deklaratat e presidentit me arsyetimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non grata” të Berishës duke thënë se në vendim ka një detaj që prek Metën.

Në mënyrë indirekt Bardhi iu referua citimit të DASH ku thuhet se Berisha ka mbrojtur dhe favorizuar aleatë të tij politikë.

“Ka në mënyrë të përsëritshme një tentativë nga LSI dhe së fundmi nga Meta për t’u përfshirë në debatet e brendshme të PD. Nëse do i riktheheni deklaratës së DASH për shpalljen ‘non grata’ të z. Berisha, mund të ketë edhe aty motive për këtë reagim të pakuptimtë për opinionin publik”, tha ai.

 

 

Të fundit