Flash News

Ditari i Opozitës

"Akuzat ndaj Bashës, shpifje të ulëta!" Kreu i Komunës së Mitrovicës vizitë në Tiranë: Politika të bashkohet, kemi një tragjedi në Kosovë

 

"Akuzat ndaj Bashës, shpifje të ulëta!" Kreu i
Në foto: Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, pak pas sulmeve të mazhorancës për çështjen e kasetës së Masakrës në Krushë të Madhe.

Gjatë komunikimit për media, Bahtiri i ka cilësuar akuzat ndaj Bashës si shpifje të ulëta, duke shtuar se vizita e tij në Shqipëri është për t’i dhënë kryeopozitarit përkrahje maksimale në këtë sfidë.

Po ashtu, kreu i komunës së Mitrovicës, i bëri thirrje politikës së Tiranës dhe Prishtinës të bashkohen si një trup i vetëm përballë tragjedisë që ka goditur Kosovën.

“Kam kënaqësinë të mirëpres sot kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. I shpreh mirënjohjen për vizitën e tij, por edhe mikpritjen e ngrohtë që më rezervojë gjatë vizitës time zyrtare në Kosovë para disa muajsh.

Kemi folur për sfidat e mëdha me të cilat po përballet sot Kosova dhe domosdoshmërinë e një përgjigje të bashkuar në interesat e Shqipërisë dhe Kosovës, në interesat kombëtare, dhe solidarizimin me Kosovën, qytetarët, institucionet e Kosovës në përballjen me këto sfida”, tha Basha.

“Sot kam ardhur të vizitoj, mikun tim dhe qytetarin tim për arsye se për punën dhe kontributin që ka bërë për Kosovën unë e kam shpallur “Qytetar Nderi”, z. Basha.

Kam ardhur t’i jap përkrahjen maksimale për të gjitha sfidat që po kalon vendi si në Kosovë edhe në Shqipëri.

Prandaj dua të bëjë një apel të gjithë krerëve të partive politike në Shqipëri dhe Kosovë që të bashkohemi sot si trup sepse kemi një tragjedi në Kosovë.

Kosova sot është e brengosur pasi çlirimtarët tanë, Ushtria Çlirimtare në Kosovës, sot  po përballet në Hagë padrejtësisht.

Shpifjet më të ulta që i bën dikush me qëllime të caktuara nuk i takojnë Bashës, nuk i takojnë Bashës, dhe prandaj jermi këtu që ta mbrojmë në emër të qytetarëve të Mirtovicës por edhe qytetarëve të Kosovës, sepse e kemi nip dhe si i tillë ka dhënë një kontribut të veçantë për Kosovën.

Unë e falënderoj përzemersisht dhe i urojë suksese në punën e tij të palodhur. Kontributi i tij nuk harrohet në Kosovë. Shpifjet prej disa njerëzve që s’dua t’ua përmend emrin janë të ulëta dhe të shpifura nga fundi deri këtu”, është shprehur Bahtiri.

Të fundit