Flash News


Ditari i Opozitës

Akuzat ndaj Kryemadhit, Vasili: Rama dhe Veliaj nuk përballen dot me opozitën, sajojnë lajme të rreme

Akuzat ndaj Kryemadhit, Vasili: Rama dhe Veliaj nuk përballen dot me

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili përgënjeshtroi akuzat ndaj deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhit për financime ruse.

Duke folur në një intervistë për Ora News, Vasili tha se kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj janë të frikësuar nga gara e 14 majit, ndaj edhe sajojnë lajme të rreme.

VasiliLajm i rremë dhe asgjë më shumë. Ngaqë përfundimisht Edi Rama bashkë me Erion Veliaj e kanë shumë të qartë se nuk kanë këllqe të përballen me opozitën dhe e kanë humbur këtë sfidë sepse nuk kanë asgjë për çfarë të krenohen dhe mburren përveç gjëmës që i kanë bërë Tiranës dhe gjithë Shqipërisë shpikin lajme që kanë gjithsej një orë jetë dhe asgjë më shumë. Ishte një fake neës më pak se qesharak.

 

Të fundit