Flash News

Ditari i Opozitës

“Akuzat në SPAK janë shpikje”, Meta: Nuk kam frikë as nga vendimi i Zotit

“Akuzat në SPAK janë shpikje”, Meta: Nuk kam frikë as

Ish presidenti, njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mohuar akuzat për lobim.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Meta tha se këto janë shpikje, ndërsa theksoi se nuk ka frikë nga asnjë vendim i SPAK.

Pjesë nga intervista:

Ilir Meta: Zoti Fevziu këto janë të gjitha shpikje, janë mashtrime, janë trillime.

Blendi Fevziu: Keni frikë nga një vendim i SPAK?

Ilir Meta: Nuk kam frikë nga vendim as i Zotit sepse edhe ai po mori vendim është çështje e tij, jo më nga këto instrumente që po i përdorin dhe po i keqpërdor Edi Rama në mënyrë ordinere…

Blendi Fevziu: Cilat instrumente. Ju keni shkuar vetë në SPAK. Pse kur bëjnë hetime ndaj jush keqpërdoren dhe kur bëjnë hetime ndaj Ramës dhe njerëzve të tij, kryejnë detyrën.

Ilir Meta: Unë çoj kallëzimin për Autoritetin në SPAK dhe prokurori. Prokuroria nuk bën asnjë veprim hetimor dhe as nuk e regjistron çështjen, ndërkohë që ne japim ngjarjet, faktet, dokumentet dhe si duhet proceduar për një çështje që është skandaloze sepse ka të bëjë me Kuvendin, ka të bëjë me kryetarin e një partie në opozitë, ish-president, pra ka një interes. Por as kallëzuesin nuk e thërret për të sjellë të dhëna të tjera shtesë. Kjo është drejtësia e Edi Ramës.

Të fundit