Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat për 21 Janarin, Berisha: Po drekoja me ambasadoren gjermane, nuk e di ku ishte Basha    

Akuzat për 21 Janarin, Berisha: Po drekoja me ambasadoren gjermane, nuk e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha hodhi akuza të drejtëpërdrejta dy ditë më parë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, sa i përket masakrës së 21 janarit 2011, ku humbën jetën 4 qytetarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Teksa hoqi një paralele mes Berishës dhe skenarit të ndjekur nga Tom Doshi në 21 janar, Basha tha se ai nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë si ish-kryeministri Berisha 10 vite më parë.

Këtyre deklaratave, ish kryeministri Sali Berisha iu përgjigj Bashës nga ‘Opinion’.

Si i pergjigjeni akuzave te Bashes per 21 janarin?

Basha është bërë një me zotin Rama në versionin e 21 janarit. Ka një përcaktim të kryetarit të OSBE , ishte axhendë zyrtare. Kam qenë jashtë zyre duke drekuar me ambasadoren gjermane dhe më pas jam kthyer në zyrë dhe nuk lëviza nga zyra.

Zyra ime u gjuajt me plumba dhe kam qëndruar në zyrë. Nuk e di ku ka qëndruar Basha.

Ka qenë ministër i brendshëm...

Sot është bërë peng i Ramës.

Ka dicka që ne nuk e dimë për 21 janarin?

Gjithcka kam ditur e kam thënë.

Ju ka akuzuar për 97

Lexoi pjesën që i coi Rama me Fugën.

Të fundit