Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat për financime ruse, Kryemadhi paralajmëron padi: S’kam pasur kurrë llogari jashtë vendit, i prisha punë ‘Rilindjes’

Akuzat për financime ruse, Kryemadhi paralajmëron padi: S’kam

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi iu është përgjigjur akuzave të vazhdueshme për financime nga Rusia.

E ftuar në studion e “Kjo Javë” në News 24, Kryemadhi tha se duket që i ka prishur shumë ‘Rilindjes’ me denoncimet që ka bërë për inceneratorët. Deputetja tha se vetmja alternativë e qeverisë Rama është gënjeshtra.

“Vetëm një e vërtetë është aty, që mazhoranca si gjithmonë, Rilindja me në krye Ramën ka të vetmen alternativë, gënjeshtrën. Monika Kryemadhi mesa duket i ka prishur shumë punë me denoncimet për inceneratorë, kjo është thembra e Akilit. Veç panikut që i ka përfshirë është edhe mungesa e intuitës politike për të administruar këtë gjë. Bushkaj të ulet e të shkruajë dy gisht letër, një padi një kallëzim penale për këtë çështje. Ata nuk e bëjnë këtë gjë, do ngelin në kuadrin e tymnajës e do paguajnë mercenarë të dalin në media”, tha Kryemadhi.

Deputetja paralajmëroi kallëzim në Prokurori e gjykatë për shpifje, padi e cila do të dorëzohet para 14 majit.

“Më ka dhënë një mundësi më të madhe për të qenë prezent në media e për të artikuluar. Do i drejtohem prokurorisë e gjykatës, edhe me padi civile në lidhje me shpifje. Edhe prokurorisë me kallëzim penal. Para 14 majit janë gati”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur nëse ka llogari jashtë vendit, Kryemadhi tha: “Absolutisht jo. Familja jonë është objekt i deklarimit të pasurisë që në vitin 2000. Që në 1991 madje kemi bërë deklarimet që nga prindërit e mi. Që kur është ngritur instituti i parë i ILDPI. Unë dhe familja ime nuk kemi pasur kurrë llogari jashtë vendit, aq më shumë offshore apo me biznesmenë rusë.”

Të fundit