Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat për financime ruse ndaj Kryemadhit, Meta: Sulm i Ramës se i ka çjerrë maskën për aferën e incneratorëve

Akuzat për financime ruse ndaj Kryemadhit, Meta: Sulm i Ramës se i ka

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mohuar akuzat e ngritura ndaj deputetes së PL, Monika Kryemadhit në lidhje me financimet ruse.

Në një intervistë për emisionin “Log.” në Panorama TV, Meta u shpreh se bashkëshortja e tij, Kryemadhi po sulmohet nga kryeministri Rama sepse i ka çjerrë maskën për aferën e inceneratorëve.

“Këto i ushqen Edi Rama me paratë e inceneratorëve. Nuk ekziston asnjë dosje ruse dhe as dibre. Këto janë përpjekje të dëshpëruara të Ramës për të zhvendosur vëmendjen nga dështimi. Po e sulmon Rama sepse ai i ka çjerrë maskën për aferën e incneratorëve”, tha Ilir Meta.

 

 

Të fundit