Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat për financime ruse? Reagon Kryemadhi: Shihemi në gjykatë!

Akuzat për financime ruse? Reagon Kryemadhi: Shihemi në gjykatë!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë një reagim lidhur me lajmet e publikuara në disa media, përmes të cilave pretendohet se ka marrë financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Në një reagim në Facebook, Kryemadhi i ka cilësuar shkrimet të financuara nga para të vjedhura dhe i paralajmëron se do t’i hedhë në gjyq.

“Me shkrime, kronika dhe TV që financohen nga para të vjedhura nga shqiptarët, ka vetëm një rrugë dhe ajo është rruga gjyqësore. Shihemi në gjykatë” , shkruan Kryemadhi.

 

 

 

Të fundit