Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat për firmat piramidale, Berisha ‘rrëzon’ Home Office: Shpifje! Do të më kushtonte humbjen e zgjedhjeve

Akuzat për firmat piramidale, Berisha ‘rrëzon’ Home

Berisha: E mbetur pa asnjë fakt prove apo dokument për të provuar korrupsionin tim, Home Office me akuzon pa asnjë bazë për lidhje, nxitje dhe perfitime nga skenat piramidale të 27 viteve më parë.

Burimet: IMF paper, Culture Trip, UnHerd Këto akuza janë shpifje të bazuara në gënjeshtra. E vërteta është se nuk kam patur asnjë lidhje dhe nuk kam perfituar asnjë qindarkë nga këto skema dhe jo vetëm që nuk i kam nxitur ato por përkundrazi (i) unë kam refuzuar prerazi rekomandimin e ekspertëve nga mesi i vitit 1996 për ti liҫensuar ato si institucione financiare, (ii) kam udhëzuar ngritjen e padisë kundër tyre në gjykatë 16 , (iii) kur skemat kolapsuan, kam refuzuar injektimin e parave ‘të mira’ për shpëtimin apo kompensimin e tyre, (iv) Qeveria miratoi ligjin për kontrollin dhe falimentimin e tyre, si dhe (v) u vendosën para drejtësisë boset e tyre. Krizën politike të rebelimit komunist të krijuar nga kriza financiare e zgjidhëm me marrëveshje politike dhe zgjdhje parlamentare.

Në fushaten elektorale të vitit 1997, rivali im iu deklaroi shqiptarëve se do iu kthente cdo qindarkë që keni humbur në skema. Kurse unë iu deklarova se nuk mund të kthehej asnjë qindarkë sepse qeveria nuk mund të njohë një borxh që nuk është kontraktuar prej saj. Kështu, pavarësisht se isha i vetëdijshëm se ky vendim do të më kushtonte humbjen e zgjedhjeve, unë zgjodha të zbatoj ligjin.

Nëse unë apo qeveria e PD do të kishim patur lidhje me skemat piramidale, ne do të kishim pranuar të kthenim paratë e tyre dhe të qetësonim rebelimin që pasoi. Por ne bëmë atë që duhet të bëjë një qeveri e përgjegjshme. Sa më sipër provohet nga vlerësimi i ekspertit të FMN që Home Office ka cituar si prove kryesore 17 . Në raportin e tij të titulluar “The Rise and Fall of the Pyramid Schemes in Albania”, ai shkruan se, fillimisht autoritetet shqiptare dhe FMN i konsideruan këto skema si beninje, me investime reale fitimprurëse dhe kontributorë në rritjen  ekonomike të vendit 18 , dhe se për këtë arsye, “…një mision i FMN-së me mision këshillimin për problemet e sektorit financiar, në fund të vitit 1995 u fokusua më së shumti në mundësitë për përmirësimin e sistemit financiar formal duke integruar elementët më pozitivë të tregut informal” 19 .

Po aty ai shprehet se autoritetet shqiptare bënë një punë mjaft të mirë në trajtimin e skemave piramidale pasi ato u identifikuan, ku veprimet më të mira ishin refuzimi për të financuar detyrimet e firmave me para të buxhetit, si dhe ngrirja e aseteve në sistemin bankar të dy kompanive me më shumë depozitues.

Por gjithashtu, edhe më i rëndësishëm është vlerësimi i parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, që e cilëson qëndrimin tim dhe të qeverisë së PD si vlerësimin e duhur ligjor. Ky Parlament në raportin e tij me titull The Largest Heist In History. Building the Great Pyramid:

The Global Financial Crisis Explained’ 21 të publikuar në vitin 2009, kushtuar kolapsit, të skemave të investimit që pllakosën City dhe banka të tjera në Londër (2008), ndër të tjera shkruan se, bankierët e financierët e këtyre skemave vepruan njësoj si gangsterat shqiptare të skemave të viteve 96-97 dhe se qeveria britanike u pajtua me kërkesat e tyre, injektoi sasi të paprecedent parash dhe garancish në këto skema, gjë të cilën, në vitin 1997, qeveria shqiptare nuk e bëri. Raporti thekson se biznesi që dështon duhet të lihet të falimentojë dhe se ndërtimi i skemave piramidale është i paligjshëm dhe drejtuesit e tyre duhet të ndiqen penalisht 22 .

 

Të fundit