Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat ndaj Bashës për hetimin ndaj UÇK, reagon sërish PD: Deklarata të fabrikuara nga Rama dhe Blushi, të fshehur pas incineratorëve

Akuzat ndaj Bashës për hetimin ndaj UÇK, reagon sërish PD:

Partia Demokratike ka reaguar sërish dhe ka hedhur poshtë akuzat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha se ka hetuar UÇK, gjatë kohës kur punonte në UNMIK.

PD deklaron se kronikat e publikuara nga Top Channel janë të orkestruar nga Edi Rama. “Deklaratat e fabrikuara janë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës dhe të pasurimit të paligjshëm të mercenarëve të tij, të fshehur pas incineratorëve”, thuhet në deklaratë.

Partia Demokratike përbuz me neveri maskaradën e orkestruar nga Edi Rama dhe Top Channel kundër kreut të opozitës Lulzim Basha. Deklaratat e fabrikuara janë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës dhe të pasurimit të paligjshëm të mercenarëve të tij, të fshehur pas incineratorëve.

Në asnjë ditë të punës së tij në UNMIK, Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të UÇK-së. Ky është një fakt i konfirmuar edhe nga ish- Kryeprokurori i EULEX, Ëilliamson.

Deklaratat e rreme të orkestruara nga Edi Rama nuk dëmtojnë aspak Lulzim Bashën. Ato shkojnë kundër interesit kombëtar, duke dëmtuar imazhin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Sa herë është para humbjes së zgjedhjeve, Edi Rama zbaton të njëjtin skenar shpifjesh kundër Lulzim Bashës. E bëri atë në 2005-ën, në 2011-ën dhe po riciklon sërish skenaret e denja për Sigurimin e Shtetit.

Të tillë skenarë imagjinarë kundër Lulzim Bashës do të dëgjoni pa ndërprerje deri në 25 Prill! Rama nuk ka asnjë alternativë dhe nuk ka me çfarë ta mbulojë tjetër dështimin e 8 vitëve në pushtet. Përbuzeni Edi Ramën dhe mercenarët e tij!”, thuhet në reagimin e PD.

Top Channel transmetoi intervistën e realizuar me zotin Latif Gashi, ish komandat i UÇK në zonën e Llapit.

Sipas TCH, në arrestimin e tij ishte i pranishëm Lulzim Basha, edhe pse i maskuar ai kishte mundur ta njihte.

Të fundit