Flash News

E-TJERA

SPAK nis hetim për Ilir Metën, shkresë KQZ-së

SPAK nis hetim për Ilir Metën, shkresë KQZ-së

Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim ndaj ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Hetimi i SPAK vjen pas kallëzimit të ish-deputeti Halit Valteri për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, lidhur me akuzat për lobim nga gazeta austriake ‘Kronen Zeitung’.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar një shkresë SPAK-ut ku kërkon një kopje të formularit të vetëdeklarimit të Ilir Metës.

“Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal kërkojmë kopje të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/ 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike, të dorëzuar nga ish deputeti I Kuvendit të republikës së Shqipërisë, zv: Ilir Metaj (Meta). Nisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që SPAK i ka drejtuar KQZ, sqarojmë se ajo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri. Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë. Hetimet vazhdojnë”, thotë SPAK.  

 

Të fundit