Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat për lobim nga “Kronen Zeitung”, Meta tregon pse hoqi dorë nga padia për gazetën austriake

Akuzat për lobim nga “Kronen Zeitung”, Meta tregon pse hoqi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka treguar se pse u dorëhoq nga padia ndaj gazetës austriake “Kronen Zeitung” e cila e akuzoi për lobim dhe korrupsion.

Në një intervistë për Euronews Albania, Meta u shpreh se kompania e cila merrej me çështjet e shpifjeve e kishte konsideruar të panevojshme dhe e kishte sugjeruar të hiqte dorë nga padia, me argumentin se do të kishte më shumë shpenzime se sa fitim.

“Kjo gjë m’u vlerësua e panevojshme nga kompanitë që merren me çështjet e shpifjeve të mediave në Austri. Gjyqi ishte i fituar, por sipas ligjeve austriake dëmshpërblimi do ishte modest, ndërkohë shpenzimet e gjyqit që mund të zgjaste pa fund, ishin shumë të mëdha. 300 euro ora për një studio ligjore. Ato që ka shkruar gazeta janë shpifje, nuk kemi ndërmend të harxhomë energji të kota. S’ka nevojë t’i kthej përgjigje, njihet si një gazetë që prodhon skandale. Heqja dorë nga padia ishte rekomandim i miqve të mi politikanë në Austri”, tha Meta.

 

Të fundit