Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat për manipulim zgjedhjesh në FRPD? Xhaferri: Etiketimi se isha kandidat i Këlliçit më dëmtoi imazhin

Akuzat për manipulim zgjedhjesh në FRPD? Xhaferri: Etiketimi se isha

Kryetari i sapo zgjedhur i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka reaguar sërish në lidhje me akuzat e hedhur ndaj tij për manipulim zgjedhjesh.

Duke folur në Abc, Xhaferri tha se në FRPD fitoi platforma e tij, ndërsa shtoi se kandidatët e tjerë vepruan gabim , pasi mund të kishin konkurruar në të njëjtën platformë nëse donin ta mundnin.

I pyetur rreth akuzave se ai ka marrë mbështetjen politike të deputetit Belind Këlliçi, Xhaferri tha se këto deklarata më shumë e kanë dëmtuar.

Sulmi ndaj Këlliçit ka filluar pa dalë ende emri im në garë. Pastaj mua kjo vetëm më ka dëmtuar, nuk më ka ndihmuar. Etiketimi që unë jam kandidat i zotit Këlliçi më ka dëmtuar, pasi ka ulur imazhin tim apo kontributin tim në FRPD. Unë jam prej 7 vitesh anëtar i kryesisë së FRPD.

Kam kontributet e mia të cilat i kam kryer në mënyrë fanatike dhe vetëmohuese. Unë jam nga ata personazhe që nuk kërkoj vëmendje, por kam kërkuar që të jem pjesë e garës. Nëse ka një lobim në këtë garë ka qenë kundër jo pro meje”, tha ai.

Të fundit