Flash News

Ditari i Opozitës

U padit për shpifje, Gjykata pushon çështjen ndaj Flamur Nokës: Nuk provohet fajësia!

U padit për shpifje, Gjykata pushon çështjen ndaj Flamur

Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, në lidhje me një denoncim të bërë para zgjedhjeve të 11 Majit.

Kjo çështje kishte të bënte me një postim të publikuar nga Noka në rrjete sociale, ku shkruante se Suel Çela, një anëtar i krimit të organizuar në Elbasan, e kishte kthyer burgun e Peqinit në një shtab zgjedhor për një kandidate të Partisë Socialiste, Sara Milen.

Sipas Nokës, disa punonjës policie që shërbenin pranë këtij burgu, kishin zhvilluar takim për t’u përfshirë në fushatë.

Pas postimin të Nokës një nga policët e burgut, Gjergji Vishkulli, e paditi Nokën për shpifje, por Gjykata nuk gjeti prova të mjaftueshme dhe ka vendosur sot pushimin e çështjes.

Vendimi:

“I dëmtuari akuzues Gjergji Vishkulli ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “ 1. Deklarimin fajtor të të akuzuarëve Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k”, të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht;

2. Detyrimin e të paditurëve për të dëmshpërblyer paditësin për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cënimi i nderit dhe i personalitetit si dhe cënimi i imazhit personal, profesional.

3. Detyrimin e të paditurëve të akuzuar të përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar në portalin e adminsitruar nga ana e tyre me shpenzimet e veta nëpër të gjitha mediat kombëtare duke publikuar vendimin gjyqësor lidhur me objektin e kërkimit dhe arsyetimin e kryer nga gjykata.”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, me vendimin Nr. 62, datë 03.10.2025 vendosi:

Pushimin e gjykimit të çështjes me nr. Regj.Them. 97 datë regjistrimi 08.05.2025, që i përket palëve: I dëmtuar akuzues: Gjergj Vishkulli, I akuzuar: Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k.”, me objekt: “-

Deklarimin fajtor të të akuzuarve të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht.

Detyrimin e të paditurve për të dëmshpërblyer paditësin për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cenimi i nderit dhe i personalitetit si dhe cenimi i imazhit personal, profesional.

-Detyrimin e të paditurve të akuzuar të përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar në portalin e administruar nga ana e tyre me shpenzimet e veta nëpër të gjitha mediat kombëtare duke publikuar vendimin gjyqësor lidhur me objektin e kërkimit dhe arsyetimin e kryer nga gjykata”.”, për shkak të mosparaqitjes pa shkaqe të përligjura të palës së dëmtuar akuzuese.

Shpenzimet gjyqësore të kryera deri në këtë moment, i ngarkohen palës së dëmtuar akuzuese.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Të fundit