Flash News

Ditari i Opozitës

“Akuzë e hatashme”/ Deklarata e Ramës për AKSHI-n, PD: Po tenton të mbrojë veten

“Akuzë e hatashme”/ Deklarata e Ramës për AKSHI-n,

Partia Demokratike, e ka cilësuar deklaratën e Edi Ramës, për skandalin e AKSHI-t si tentativë për të mbrojtur veten.

Rama u shpreh këtë të diel se akuzat ndaj Mirlinda Karccanajt janë “të hatashme”, ndërsa sipas deputetit demokrat, Klevis Balliu, kjo është një tentativë për të mbrojtur veten.

Sipas Balliut, Rama ka frikë pasi është edhe vetë i implikuar në këtë skandal, ndërsa e ka cilësuar situatën si mafie shtetërore.

“Rama mbrojti një akt kriminal shtetëror: rrëmbimin dhe torturimin e një biznesmeni për ta detyruar të tërhiqej nga tenderi, që më pas t’i jepej baxhanakut të pushtetit. Kjo nuk është propagandë, por mafie shtetërore”,- shprehet Balliu ndër të tjera në një reagim në fb.

Të fundit