Flash News

Ditari i Opozitës

Alarmi i ambasadës së SHBA, Gjunkshi: Presidenti pret mos ndoshta “Sulltan Rama” ka ndonjë mendim tjetër

Alarmi i ambasadës së SHBA, Gjunkshi:  Presidenti pret mos ndoshta

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare pranë PD, Xhemal Gjunkshi ka reaguar sërish pasi ambasada e SHBA-së në Tiranë ka ngritur alarmin se grupe të lidhur me Iranin mund të shënjestrojnë objektiva të caktuara në Shqipëri, si dhe heshtjen e institucioneve shqiptare përballë këtij paralajmërimi. 

Përmes rrjegtet sociale, Gjunkshi shkruan se presidenti i Republikës Bajram Begaj po tregohet i paaftë për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe e ironizon se "mos ndoshta po pret “Sulltan Rama” ka ndonjë mendim tjetër". 

"Presidenti i Republikës Bajram Begaj i paaftë për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare!

Ministri Mbrojtjes Ermal Nufi shfaqet a thua se është Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s!
Ambasada Amerikane në Tiranë jep alarm për sigurinë në Shqipëri, si pasojë e sulmeve të mundshme nga Irani.
Shteti shqiptar jep… qetësi artificiale.
Bajram Begaj nuk e mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Sepse, me sa duket, "rreziku" pret derisa t’i vijë radha në axhendë.
Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, na shpjegon që kjo është “rutinë”.
Rutinë?
A është ky zëdhënës i NATO apo thjesht po bën rolin e qetësuesit publik?
Në çdo vend serioz, një alarm i tillë sjell reagim.
Tek ne sjell justifikime. Asgjë më shumë. Në çdo shtet normal, Presidenti mbledh institucionet.
Tek ne, Presidenti pret… mos ndoshta “Sulltan Rama” ka ndonjë mendim tjetër.
Dhe kështu, ndërkohë që të tjerët paralajmërojnë,
këta administrojnë… heshtjen", shkruan Gjunkshi. 

Të fundit