Flash News

Ditari i Opozitës

Alarmi i SHBA-ve, Berisha: Paralajmërimi nuk është pa bazë, NATO të mbrojë hapësirën ajrore

Alarmi i SHBA-ve, Berisha: Paralajmërimi nuk është pa bazë,

Kryetari i PD Sali Berisha komentoi paralajmërimin e ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani dhe qëndrimin e qeverisë ndaj saj.

Nga Shkodra, Berisha foli për mediat dhe tha se SHBA-të nuk flasin pa baza teksa i kërkoi NATO-s të garantojë mbrojtjen kundërajrore.

Sa i përket qëndrimit të qeverisë, Berisha e cilësoi një krahasim mjeran që Rama bën me njoftimet e ambasadës për protestat e opozitës.

“Thirrja që lëshon ambasada amerikane një muaj pas luftës në Gji, absolutisht nuk është pa substrat. Nuk është pa substrat, nuk mund të jetë ajo.

A është Shqipëria në një armiqësi me Iranin, kjo nuk diskutohet, nuk fshihet. Tani cili është qëndrimi ynë? Unë i bëj thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut, ashtu siç po mbron Turqinë, të na garantojë mbrojtjen kundërajrore nga aktet e tyre.

Kurse për aktet e brendshme, duhet që forcat e rendit të garantojnë rendin dhe qetësinë. Këtu është gjëja më e domosdoshme. Por të krahasosh ato me protestat e opozitës, je i sëmurë, ke psikologjinë e Ajatollahëve. Dhe unë u them turp të kenë që nxjerrin një vlerësim të atillë.

Nuk lëshohet një paralajmërim pa një bazë. Kjo është e sigurt.

A ka Shqipëria mbrojtje nga NATO? Po, çdo vend i NATO-s, hapësira ajrore e Shqipërisë është hapësirë e NATO-s dhe të sigurt jemi se NATO do na mbrojë. Kjo nuk do thotë se NATO do na mbrojë në tokë, këtu duhet të jenë shqiptarët vetë që të kenë vëmendje. Por komunikata e lëshuar nga zyra e Fugës në arrati, ju e dini se Fuga është në arrati, pra nga zyra e Fugës se këto janë si puna e atyre paralajmërimeve që lëshon për protestat e opozitës, janë krahasime mjerane”, deklaroi Berisha.

Të fundit