Flash News

Ditari i Opozitës

Alaska, mësim për fuqinë madhore të dialogut dhe talebanizmi gjuhëdrunjtë i Kreut të organizatës!

Alaska, mësim për fuqinë madhore të dialogut dhe talebanizmi

Nga Petrit Vasili

Takimi i Alaskës përveç reflektimeve shumë të thella dhe të rëndësishme në nivel botëror lidhur me sigurinë dhe ekonominë ishte një mesim i jashtëzakonshëm për fuqinë e dialogut dhe të komunikimit.

Ky takim dha mesazhin e madh historik se sa herë dialogu zbehet apo humbet farën e tij për pasojë prodhohen vetëm luftëra të përgjakshme, konflikte, pasiguri dhe varfëri.

Për dialogun pra kanë shumë nevojë fuqitë më të mëdha ushtarake ekonomike të botës si Amerika dhe Rusia si dhe te lideret e tyre respektiv, Trump dhe Putin.

Dialogun nuk e pengoi dot as situata e luftës, as sanksionet ekonomike, as urdhër arrestet ndërkombëtare dhe as shpallja non grata nga administrata Biden e Putimit, Lavrovit etj.

Po ne? Po Shqipëria?

Në Shqipëri për shkak vetëm të një individi si Edi Rama, fjala dialog ka vdekur totalisht.

Ky mekanizëm, që është zemra e politikës është zëvendësuar nga votimet absolutisht të çmendura ku parlamenti i përçudnuar noterizon varrosjen e politikës dhe dorëzimin e shtetit tek narkomafia.

Po cilat janë pasojat?

Varfëria e shpopullimi tragjik si dhe rrënimi i shtetit ligjor e zëvendësimi i tij me fuqinë e paligjshme të narkorilindjes, që ka prioritet grabitjen dhe plaçkitjen e Shqipërisë janë realiteti tronditës që shohim çdo ditë.

Pasiguria dhe mosbesimi janë në rritje eksponenciale dhe të gjithë po shohin se si horrllëku politik ka rrëmbyer për fyti shtetin, ka asgjësuar politikën dhe principin shpëtimtar të balancës dhe kontrollit.

Polarizimi politiko-shoqëror ka krijuar gremina ndarëse kaq të thella në Shqipëri në vend ë ngritjes se urave të komunikimit dhe reflektimit për të mirën afatgjatë të Shqipërisë, duke i vënë shqiptarët përballë antiligjit dhe dhunës së narkoqeverisë.

Kryetalebani i Shqipërisë që vjell çdo ditë arrogancë, prepotencë të dhunshme, gjuhë të ligë rruge dhe armiqësi ka toksikuar në themel klimën politiko-sociale në Shqipëri.

Alaska është një pasqyreë që tregoi se dialogu është mjet ekzistencial dhe i pashmangshëm për politiken dhe sigurinë afatgjatë të botës në çdo pjesë të globit.

Alaska është një pasqyrë e vërtetë që tregon se sa larg është mjerisht politika në Shqipëri ku talebanizmi i Edi Ramës del kaq qartë si faktori i vetëm destruktiv për vendin.

Të fundit